>
LETERSISHQIP

Rruget E Qytetit Tim

Hapezoj
mendushem kete mengjes
rrugeve qe nxitojne
pa ditur ku.
Vegime te shperfytyruara
me parakalojne.
Humbjen e kohes me ngulm
trokellima takash mbi asfalt
kerkojne
Sy mozaike makiazhesh
mahnitshem
gjenden zhytur ne mungese.
Kostume te denuara perjetesisht
me varje ne kallep.
Hedhur si reklame rendin
papushim,
buzeqeshjet e ngrira
pa pagese.
Shperfillja krahekapur me mua
pergojon.
Kjo vrime thithese
vetem nje mendim me sjell
"Ike plaku Mere! Me gjithe tespije"