>
LETERSISHQIP
Kushtrim Ymeri

E Shtrenjëta Ime Kosovë

Ah e shtrenjëta ime Kosovë
plagë që s'më mbyllesh nëpër shekuj,
me gjak lirinë të ta mbollën
ata që kurrë s'kanë për të vdekur.

Si një lindje mes vdekjesh
apo një dritë mes terresh,
dhe jetërat na u janë ndritur
me lirinë tënde të shumëpritur.

Ende horra të horrollatën
duan të të shohin si të ngratën,
por një ditë do shkelësh mbi kotësirat
do jetësosh ëndërrat dhe dëshirat.