>
LETERSISHQIP
Kushtrim Ymeri

Kur Merren Rrugët E Botës

Kur më të mos jem, të mos tmerrohesh
ëndërrat kur mbesin në gjysmë të lëna
të mi thuash për së vdekuri
dëshirat dhe fjalët e pa thëna.

Kur ta shohësh emrin tim
në ndonjë gurë varri skalitur
të mos qashë, as dhimbje ndiesh
lule në mos ketë renditur.

Kur merren rrugët e botës
venitesh në mërgimin dhelprak
ngjajnë të papritura pa fund
ndaj s'ke pse shtangesh aspak.

Ndoshta syve s'do u besosh
varrin e sheh me gjallërinë time petkë
si ylber nga aty do ikësh
të më kërkosh diku gjetkë.

Në vend timin do gjesh ndonjë letër
në banka shkolle a ndonjë kosh
kur malli të të kaplon
dhe brendinë ta ndiesh bosh.