>
LETERSISHQIP
Kushtrim Ymeri

Sot, Nesër

Sot, nesër

Sot në Evropë nuk u për dëgjua për ndonjë mbledhi
Evropa
nuk do të na e turrë
ndonjë qen tërbuar karpatesh
ndonjë grusht mizash tinëzisht
nuk do ta hedhë në Ballkan.
Muzgu do bie në qetësi sot
sikur ditë me fat kjo e sotmja

Por qfarë do të ngjajë nesër?
Thua edhe nesër fati i Kosovës
do të trembet
kah nënstrehët e shqyera
do të rënkojë nga dhimbja,
para buzëqeshjes cinike të Evropës

Një pune të shenjtë ti përvilemi:

Atëdheun ta duam kudo, kurdo
në netët e shthurura, agimet e zymta
Evropa për vehte të mos na bëj
të mos e puthim asnjë qen.

Mëngët deri në qafë të na prekin.