>
LETERSISHQIP
Kushtrim Ymeri

Për Kosovën Kur Ëndërroj

Evropë ti ankthi im
s'më shuan ëndërrat dot
kot në mes të natës më zë fymen
për Kosovën kur ëndërroj
kur dua ta shoh si e dua
dëshira, lufta ime nuk zbehet
as edhe një qast,
lashtësia ime nuk venitet
mbi ty, dinakërinë tënde
për vete s'më bën as atëherë
kur më shfaq ankthin, trishtimin e zi.