Leonora Lokaj
Bërtas Deri Në Infinit
Zhytur në lot shkretëtirash
rrah qerpik pa pushim,
në kurrizin e deformuar të Alpeve
dolli ngre.
Me pikëllime akullnajash
kur shkrijnë nga dielli përcëllues
gotën mbush,
dehem aq shumë…
Bërtas deri në infinit
ta dëshmoj ekzistencën time.
rrah qerpik pa pushim,
në kurrizin e deformuar të Alpeve
dolli ngre.
Me pikëllime akullnajash
kur shkrijnë nga dielli përcëllues
gotën mbush,
dehem aq shumë…
Bërtas deri në infinit
ta dëshmoj ekzistencën time.