>
LETERSISHQIP
Llesh Murrani

Ky Dimer I Gjate

Ne dimer kemi hyre e nuk dihet kure do dalim
Mberthyer me akull e nete te gjata
Ditet si bakshish kohes po ja falim
Ne jemi brenda, bota eshte perjashta

O kohe e bardhe e plasaritur si shpirti i njeriut
Hije qe me korbat fluturojne neteve me hene
Liria iken prej nesh te futet ne vrimen e miut
A thua se njeri i gjalle mbi kete toke kurre s'ka qene

Po cfare dimri kerkoj lart ne male e pyje
Era mbi lumej rreshqet e iken pa u ndjere
Dimri ka zbritur ngadale per nen yje
Dita eshte kaq e shkurter sa pothuaj se nuk ka vlere

Mbeti ne vend ky dimer, politika paska ngrire
Rruget jane te rrezikshme per kemben e njeriut
O zot qe nuk me bere zog te fluturoj i lire
E mekatet e jetes te me lahen mire prej shiut

Perkundem ne enderra si femija ne preherin e nenes
Jashte fryn ere e ngrire e nuk ndjehem mire
Kerkoj shpresat e humbura ne driten e argjendte te henes
Te mposht friken therras...sa dimer i veshtire

Llesh Murrani