>
LETERSISHQIP
Llesh Murrani

Nuk Ka Me Nate

Sonte nuk mund te shkruaj me vargje
Mbi fleten e bardhe nuk shtrihet asnje poezi
Muzgu i ka mbyllur sonte te gjitha pragjet
Vetem dritarja ime e hapur para meje rri

Kure pashe yjet te zhduken nje nga nje si hije
Me vete thashe, kjo nuk mund te jete me nje nate
Dashuria po pikon mbi rruge si lot femije
Vetmia e tyre teper e gjate

Hapat e mi ndihen akoma nen driten e henes
Aty ku tani heshtja eshte bere mbret
Si qiriu po shkrihem ngadale nga flake e zemres
Dita bashke me vesen u tret

Nuk ka nate, ka vetem pak erresire
Mbushur me drama dashnore e tradheti
Puthjet shperthejne me eren e mire
Betimet qe nuk i nxe dot as varri me i zi

Me laps ne dore nuk shkruaj me asnje fjale
Se hija ime eshte ketu une jam shume larg
Kerkoj rinine time i hypur mbi kale
Te dashurat ti afroj prane nga vargu ne varg