>
LETERSISHQIP

Probleme Të Gjeografisë Personale

Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, gjithnjë ngelem
me të ftohtin e ndonjë fjale që nuk kam thënë dot,
me një moskuptim që më sjell ethe,
ajo zgavër e një ekzistence të kotë
që shpeshherë shndërrohet pika-pika
në dëshpërim.
Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, sepse nuk jam
ai udhëtari që kryqëzohet me njerëz,
ai që shkon nga aeroporti në aeroport
apo ai që vëzhgon makinat në drejtim të kundërt,
duke nxituar drejt qytetit
atje ku ke mbetur ti.
Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, sepse jam
një i verbër që humbet në tunelin
e duarve dhe buzëve të tua kur thonë lamtumirë,
një i verbër që pengohet me keqkuptimet
dhe me ato fjalë
që nuk dinë të shprehen.
I shuar nga dashuria,
asnjëherë nuk mund të largohem nga ç’ka je.
Në një hendek të turpshëm joekzistence,
iki nga vetja
eci në hiç.