>
LETERSISHQIP

Udhëtimet

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Largësia kishte ngjyrë bari, pylli,
autostrada të lara nga shiu,
adresa të shkruajtura nëpër copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mëngjese në makinën
e një të panjohuri të zakonshëm,
ndoshta mik i një miku tjetër,
një i panjohur që me zor i nxjerr fjalët,
dëgjon radio me lajme nga Jugu
e më pyet për diellin e marsit.

Largësia kishte ngjyrë vitrinash,
telefona tërë taksa sipër,

pas fanarëve të makinave,
ato fytyrat që më pas,
kur arrin në shtëpi
humbasin emrat nëpër fotografi.

Lokalet mbusheshin tërë njerëz
lindnin premtime, nën nxehtësinë e një takimi,
netë për t’u rrëfyer,
qytete të transformuara në anekdotë.

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Por qysh kur udhëtoj pa mungesa
e marr çdo gjë me vete,
pyjet nuk mendojnë më për Jugun
largësia ka
ngjyrë fjalësh që përmbajnë,
ngjyrën e heshtjes sime,
udhëtimin tim.