>
LETERSISHQIP

Parashikime Në Një Mëngjes Të Djeleje

Ndonjëherë mund t’i besosh ndonjë dëshmimtari
apo kujtesës së saktë të sendeve.
Kjo llampë e lagësht e llampadarit,
këtij kortezhatori metalik që ofron
si një mazhordom, elegancën e tij,
kjo pasqyrë e thjeshtë që tenton të fshihet
në një botë hijesh të nëndetshme,
lakuriqja e pikturës,
romani që fle me historinë e palosur
në faqen njëqindetridhjetepesë,
dollapi i elegancës së dikurshme
që të kthen shpatullat për mos të të shqetësuar,
poltrona që u hap krahët teshave,
vazoja e vjetër prej porcelani,
gjithë koleksioni i sendeve e kujtimeve
që shënojnë kufijtë e territorit tonë,
ndonjëherë, padyshim,
janë një trashgimni e fatit,
pas një shpërnguljeje
apo mikpritjeje të poshtçatisë,
do të flasin me zili për ne,
do autopohoen dëshmitarë të një dashurie
e do kërkojnë fjalë që të mund të evokojnë
flakën ku bashkohen dy të vërteta,
dy hije që i ofrohen kthjellimit,
trupat e vendosur nën dritën e viktimës së tyre.

Duhet të jetë më mirë atëherë ti besojmë sekretit
që ruan hirin e numëruar
të një zileoreje të vjetër.