>
LETERSISHQIP
Lulzime Rexhepi

Kam Mall

Kam mall ta ndëgjoj zërin
dhe për sytë e tu si rrush
për fytyrën tënde të bukur
më djeg zemra si prush.

Ka ditë që stë shoh
ka netë që më mungon
vetëm shikimi yt
një mall nga unë e largon.

Si në vjeshtë shiu që srigon
e fillon me u tharë toka
ashtu ti mua më mungon
sepse dua tjem përgjithmonë e jotja.

Sa shumë vërehet mungesa
e bilbilit në këtë stinë
sa shumë mungon cicërrima e tij
ashtu më duket mua
për atë që dua.

Ashtu më mungon zëri yt i ëmbël
më mungon shpirti yt i qetë
më mungon zemra yte
i mungon zemrës sime të shkretë.

Kam shumë mall për ty
se nuk mundem pa të pa
nuk mundem pa dashuri me jetu
nuk mundem larg teje me qëndru.

Më dhemb shumë që nuk të flas
më djeg zemra tash për ty
kam shumë mall
të të përqafoj
në krahrorin tënd të përfundoj.

Më pikojnë lotët që stë kam afër
më pikojnë pa ndërprerë
athua me zemër amë do
apo vetëm me fjalë e thua
që tmë mashtrosh ti mua.

Edhe pse nuk e di të vërtetën
unë vazhdoj të vuaj me shpirtë
sepse dashuria yte
zemrës time i falë dritë.