>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Të Kem Krah Të Fluturoj

Kam një brengë,
Një mall që më përvëlon,
Veç për ty i dashur Aren,
Aty mendja më qëndron!!.

Të kem krahë të fluturoj,
Do kaloj fusha e male,
Atje do vij të qëndroj,
Atje do rri e do çmallem!...

Të shoh fshatin me pyje,
Kudo pemët gjelbërojnë,
Mbushur lule shumëngjyrshe,
Bukuritë s’të mungojnë.

Të kujtoj, o Arni plakë,
Arnin e e lashtë në vite,
Të bredh fushë e male,
Eh, ç’djem e vajza rrite!...

Të shoh male, gryka, kodra,
Që i kam rrah cep më cep,
Herë me shokë nëpër kodra,
Herë me kecër, dhi e cjep.

Të bredh vetëm në burime
Të të njom buzën me ujë,
Eh, kjo jeta ime,
Herë me gaz e herë rrëmujë!.

Të vij e të sjell ndërmend,
Ata burra të nderuar,
Kur mblidheshin në "Kuvend"
Çdo hall e zgjidhnin shtruar.

Të mbledh gjithë shoqërinë,
Të pjekim një mish në hell,
Që bashku t’a ngrem dollinë,
Ashtu si bënim përherë.

Të buçasë kënga malsore,
Kënga e dashur fuqi plote,
Të ngrihemi dhe në valle,
Të kapemi dorpërdore!?...

Kujtoj motrat si sorkadhe,
Veshur thjeshtë e bukuri,
Këndonin e hidhnin valle,
Gjith lezet e hijeshi.

Të takoj dhe pleqt e fshatit,
Me t’a të nderroj ca llafe,
Të ulem pranë oxhakut,
Të pimë duhan dhe kafe!?...

Me t’a do t’ia nisim shtruar,
Ç’na ka lënë historia,
Si kan rrojtur e luftuar,
Ndryshe s’shkruhet poezia!...

Të dal dhe sipër në lendinë,
Ku ne djemtë loznim me top,
Të rri të pushojmë një çikë,
Të sjell ndërmend ata shokë.

Të shkoj edhe nëpër stane,
Të kujtoj çobanërinë,
Kur dëgjoj zile, e shoh çoban
Sikur flas me Perëndinë!...

Të ha shëllirë e kos delje,
Që mbledhin amviset,
Të pi raki me pagure,
Të ndez duhanin me eshkë.

Në vorreza të shkoj me respekt
Dhe të vë nga një tufë me lule,
Shpirt i tyre pushoft në xhenet,
Unë i lumtur, Ato të qetë!...