>
LETERSISHQIP

Qasmu Mua

Këngët nuk më mjaftojnë
të mund të lahem me to
kur nuk je të ma turbullosh ujin.
Dridhem para pritjes së secilit varg të ri,
si fletëz e ndjeshme para flakës.

Pritja më emocionon çdo qelizë
që ndryshon strukturën e ADN – së
nga mendimi që do të na takohen trupat.

Malli për prekje zgjatën shumë
për këtë jetë të shkurtër ku nuk dimë
ku do na zë nata e a do të agojë dita.

Mos i shtyj psherëtimat tona
për ndonjë jetë të ardhshme
ku ndoshta ti do të jesh ardhje e une – shkuarje

Qasmu dhe më lejo të të përmbys si Atlantidën
që vetëm unë të di ku gjithnjë të të gjej përsëri.

Qasmu dhe më lejo vetëm unë të ankoroj në gjirin tën
kurse ti, deti im i trazuar – përherë do të më përkundësh…