>
LETERSISHQIP

Jam

Jam kohë në univers
Që sillem bashkë rreth e rrotull
Me planete-yje të panumërta
Dikush bë lojë më mua
Dikush ma fal kuptimin e jetës
E unë ndalem në bekimin e tij
Dikush ma vret një shpresë të mëngjesit
Sa herë lind, sa herë vdes n’kohë
Si burim nëntoke marr një udhë
Të gjitha shirat e kohës, të stinëve të ashpra
Derdhen herë qetë, herë rrëmbyeshëm mbi mua
Unë pres si tokë e çarë, e djegur
Herë nga lartësitë, herë nga nëntoka, herë mbi tokë
Vërshoj, dal edhe nga shtrati i rrjedhës, qëndresës..
Ah, mos ky udhëtim gjarpëror
Lumit tim, rrjedhjën po ia përcaktuaka, fati?!
Provoj të mbetem veç gjurmë-rrjedhë e vogël
Në alfabetin e leximit
Po tekstin e leximit, në nëntekst
Askush s’po e lexuaka njëjtë...!