>
LETERSISHQIP

Shi Lë Të Bjerë

27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve në Kosovë
Shi lë të bjerë, sot, nesër e gjithmonë
Po eshtrat e Juaj
S’di-më a do t’i puthë ky shi i imët?!
Se s’ua dimë ku janë
Çatia e shpirtit, s’e mba lotin
Mbi kullën e durimit, shpresës, pritjes...
As gjelbërimi i shpirtit, pa Ju
S’do të frutojë në asnjë kohë
Se dhembja e vrarë
Kujtimin na e la peng
Pa ju parë
27 prill 2019

Më shumë nga Maxhun Osmanaj