>
LETERSISHQIP

Plisi

Mbi kokën e burrit qëndron vertikal
Për ta ruajtur bardhësinë e nderit
Shpirtin e ndrydhur, stoik nëpër shekuj
Si relikt, si amanet
Njollën s’e pranon asnjëherë
Edhe kur e gjuajnë rrufetë
Ta shohin kohërat, brezat...
Ti PLIS, ti shenjë kombi, ti bardhësi
Qëndro krenar, koha lë të puthë
Mbaje peshën e shekujve
Mbi kokën e ϐisnikut –ϐisnikëri
Kurrë mos prano përdhosje
Nga asnjë fantazmë, nga asnjë stuhi
Se vetëm ashtu rritesh
Ruhesh, nderohesh n’dashuri...