>
LETERSISHQIP

S’Di Pse Kaq Vonë!

S’di pse kaq vonë
bëhem kryeneç shkrimi
natës ia prish qetësinë
njerëzve ëndrrat për të nesërmen
po, edhe dikush tani mua
një zë i panjohur s’më pyeti
veç një shenjë ma dha
mos rri poet, edhe nata,
errësira ta kërkon pishën e shpirtit
unë mbeta pa fjalë..
dhembjes iu bëra zjarr
diellin nesër të gjithëve po jua falë
bashkë me unin tim skofiar

Më shumë nga Maxhun Osmanaj