>
LETERSISHQIP
Mentor Hajrizi

Andrrave Ecur

I.

Andrrave t’thella
kam nis’ me t’kërku
udha hakmarrëse
m’ndalon me t’taku
aty ku munesh me kanë

II.

Zor e pata me pa atë ikjen tane
atë rrufe prej zjarrmie t’ranë
se gabimet s’më lanë
s’më lanë me pa dritë
s’më lanë me shiju as natë

III.

Dimni egërshan
m’u ba njollë e fshehtë
sa m’ngacmon me za
m’vret edhe me fjalë

IV.

M’lëkund n’palcë
m’çon n’iluzione lebetitëse
t’u m’thanë:
– Mos gabo:
gabimi ni herë falet,
s’falet ma!

V.

Unë niva fjalët dimnore
ato m’rrahën fort
i thashë vetes mjaft, "pendohu"
pendesa kurrë s’asht’ e vonë
Tash vazhdo andrrave ecur
kurrë mos u ndal