>
LETERSISHQIP
Mentor Hajrizi

Flluskë Therëse

I.
Nxirë
n’terrin e egër
ngulmueshëm m’kap udhëve vetmia
breshëri dhimte si plumbash
n’gjoksin grafulluar
nga akulli
n’avull të zjarrtë

II.
Trishtimi furtunë acari
flluskë therëse
etshëm m’kafshon

III.
Mes zhurmash dridhëse
prej hijesh t’liga
m’gërryen përbrenda
edhe n’lëkurën e zhubrosur
deri n’damarin e zi

IV.
Me dinakëri m’burgon
me vurrata m’i rëndon eshtrat ftohur
n’ballë gjakosur
dhe çdo qelizë vërshon

V.
Prehem ashtu zhveshur
me lutje të thekshme
me lutje pas...