Mentor Hajrizi
E Ndrydhur Ia Kanë Ndjenjat Asaj
Bazuar nga ngjarja reale e 11-vjeçares
Ecje e errur më përcillte cakut të panjohur,
ma zhveshi zemrën e bërë tanimë dhe,
e egërsisht me një tinëzari ma këputi ëndrrën,
ma rrëmbeu shpirtin e njomë e lëkurën ma zhubrosi,
më bëri të jem e ndaluara e parkut,
në qytetin e lëvizjes së lirë,
e pabesisht të cytur,
më hipën një angështi e rënduar,
më dhunoi mizorisht me xhanavarët cipëplasur e të djallëzuar,
me këta vampirë të dhunshëm,
vrapues kapësish prej hijesh të thella aq të trishtueshme,
të nxitur nga zhytja për të nxirë,
ndrydhur shigjetë kanë ndjenjat e një të miture.