Merita Bërdica
Lumtunia
Tek shtëpia e babës
asht lumtunia.
Zgjim heret.
Ia ndigjon shpirtin orës
nga ana tjetër e murit.
Janë në rr’fim kafes
mes njeni-tjetrit, mesiguri.
Shkoj në guzhinë avash,
tuj tërhek pantoflet,
e përgjumun fërkim sysh,
paditë kujtimet
nga xhepi i këmishës t’nat’s.
Asht pjata e tërhanit tanë zhigla,
anipse s’e ke hangër kaherë,
prep e din,
asht gatim nanet.
Asht ibriku, mbi shporet,
rrfanë sirenë avujsh,
që t’gicilon hunden,
sepse çaji i malit
ta merr fytin me të mirë.
Asht gota e tamlit,
lepin buzët,
se maza len një gisht yndyren,
e mbas shpindet,
fishkullon zani i nan’s,
“Pije bije, se ta kenaq gjoksin!”
Asht jesteku,
atrimi ma i ngusht,
rritje shtatit
e dora saj, me e dallue,
tek kindi i çdo kllefi
pickon petal drandofil’t,
se ma njifte huqin.
Asht cepi i batanijes t’lesht, kuadrate,
që l’mon gushen,
si k’dim përralle gjumit.
Asht floku i bores t’parë,
çarçafat meshë bardhësie
bahen kaçâ pa i hap mirë.
E ndenja lezetshëm
mbas xhamit, mbi shilte,
bahesh shok me trumcakun.
Ai ma qukit gishtin,
unë hapërdaj
dromcat e bukes mbi parvaz,
“Zogu i vogël i han përhera!”
Asht mesdita,
filles lutje ndër dhambët e nan’babës,
si rruza përshkueme në filispajë.
Nuk di sa zgjat …
Përmendem vetëm në fjalen, Amin.
Sofrabezi i ngjet bojës t’çorbes,
e ndëgjes t’fundit zani i babës
del ma i butë se kurrë,
“Të lumshin durt, gru!”
Lumtunia, asht dera e oborrit,
pragu, ku jam.
Gjithçka keka thá!
asht lumtunia.
Zgjim heret.
Ia ndigjon shpirtin orës
nga ana tjetër e murit.
Janë në rr’fim kafes
mes njeni-tjetrit, mesiguri.
Shkoj në guzhinë avash,
tuj tërhek pantoflet,
e përgjumun fërkim sysh,
paditë kujtimet
nga xhepi i këmishës t’nat’s.
Asht pjata e tërhanit tanë zhigla,
anipse s’e ke hangër kaherë,
prep e din,
asht gatim nanet.
Asht ibriku, mbi shporet,
rrfanë sirenë avujsh,
që t’gicilon hunden,
sepse çaji i malit
ta merr fytin me të mirë.
Asht gota e tamlit,
lepin buzët,
se maza len një gisht yndyren,
e mbas shpindet,
fishkullon zani i nan’s,
“Pije bije, se ta kenaq gjoksin!”
Asht jesteku,
atrimi ma i ngusht,
rritje shtatit
e dora saj, me e dallue,
tek kindi i çdo kllefi
pickon petal drandofil’t,
se ma njifte huqin.
Asht cepi i batanijes t’lesht, kuadrate,
që l’mon gushen,
si k’dim përralle gjumit.
Asht floku i bores t’parë,
çarçafat meshë bardhësie
bahen kaçâ pa i hap mirë.
E ndenja lezetshëm
mbas xhamit, mbi shilte,
bahesh shok me trumcakun.
Ai ma qukit gishtin,
unë hapërdaj
dromcat e bukes mbi parvaz,
“Zogu i vogël i han përhera!”
Asht mesdita,
filles lutje ndër dhambët e nan’babës,
si rruza përshkueme në filispajë.
Nuk di sa zgjat …
Përmendem vetëm në fjalen, Amin.
Sofrabezi i ngjet bojës t’çorbes,
e ndëgjes t’fundit zani i babës
del ma i butë se kurrë,
“Të lumshin durt, gru!”
Lumtunia, asht dera e oborrit,
pragu, ku jam.
Gjithçka keka thá!
Më shumë nga Merita Bërdica
Komente 0