>
LETERSISHQIP
Merxhan Avdyli

Në Fillim S’ishte Fjala (Jetës Sime, Sabiles)

S’ishte fjala, si gjithmonë, në fillim
Në fillim ishte shikimi fatsjellës
I cili rrufeshëm më goditi në shpirt
Nga thellësia e syve të tu.

Pastaj erdhi fjala... fjala erdhi...
Dhe njoha erdhi, si një çast ndriçues.

T’i njoha sytë e tu shpues
Dhe shpirtin tënd të bardhë,
Deri në pafundësi ta njoha.

Ta njoha zemrën të mbushur
Plot ndjeshmëri, njëjtësi,
O plot e përplot dashuri.

Pastaj iku fjala... fjala iku...
Dhe trupin ta njoha fund e krye
Në delirium të jetës njerëzore.

Dhe jeta vazhdon dashurisht...
Unë të kam gjithmonë, edhe pa fjalë
Edhe pa fjalë, gjithmonë më ke ti...