Merxhan Avdyli
Zogjtë E Jetës
1. Zogu i zemrës
Sa afër të kam,
Sa afër më ke
Vetëm ti kur këndon
Më duket se zemrën time
Me gozhdë e shpon.
Mos dil nga unë
Se nuk të lëshoj
Do të të mbaj në brendi
Jo sot e nesër,
Por deri në përjetësi.
2. Zogu i zaiftë
I bardhë e i zi
Zog i fatit tonë.
Me shekuj,
Mbi flatrat e tua,
Fatin e njerëzimit e bartë
E kurrë
Një fjalë të ëmbël
Zeusi nuk ta tha
Po mirë ia bërë atij fatthiu
Kur nga lashtësia erdhe te ne
Dhe atë dreq vepruesi
Antinjerëzor
Vetëm në mite e le.
3. Zogu i lirisë
Këngën e përjetshme
E këndon.
Atë këngë
Që secili dëshiron ta këndojë
Por askush deri në fund
Nuk mund t’i shkojë.
4. Zogu i plastikës
Me shekuj hesht
Dhe ende asnjë melodi
Të këngës tënde nuk e dëgjuam.
Vetëm Zeusi
Ty ta ka lakmi
Se edhe ai dëshiron
Të mbetet i pavdekshëm
Sikurse ti
Atëherë dhe tani.
5. Zogu i zi
Asnjë çast
Nuk e ndal fluturimin
Mbi mjegullnajën
E jetës sonë njerëzore.
Ai kurrë nuk ndalet,
Vetëm fluturon
Dhe trishtueshëm këndon,
Por asnjë këngë të tij
Kurrë kush nuk e mëson.
Sa afër të kam,
Sa afër më ke
Vetëm ti kur këndon
Më duket se zemrën time
Me gozhdë e shpon.
Mos dil nga unë
Se nuk të lëshoj
Do të të mbaj në brendi
Jo sot e nesër,
Por deri në përjetësi.
2. Zogu i zaiftë
I bardhë e i zi
Zog i fatit tonë.
Me shekuj,
Mbi flatrat e tua,
Fatin e njerëzimit e bartë
E kurrë
Një fjalë të ëmbël
Zeusi nuk ta tha
Po mirë ia bërë atij fatthiu
Kur nga lashtësia erdhe te ne
Dhe atë dreq vepruesi
Antinjerëzor
Vetëm në mite e le.
3. Zogu i lirisë
Këngën e përjetshme
E këndon.
Atë këngë
Që secili dëshiron ta këndojë
Por askush deri në fund
Nuk mund t’i shkojë.
4. Zogu i plastikës
Me shekuj hesht
Dhe ende asnjë melodi
Të këngës tënde nuk e dëgjuam.
Vetëm Zeusi
Ty ta ka lakmi
Se edhe ai dëshiron
Të mbetet i pavdekshëm
Sikurse ti
Atëherë dhe tani.
5. Zogu i zi
Asnjë çast
Nuk e ndal fluturimin
Mbi mjegullnajën
E jetës sonë njerëzore.
Ai kurrë nuk ndalet,
Vetëm fluturon
Dhe trishtueshëm këndon,
Por asnjë këngë të tij
Kurrë kush nuk e mëson.
Më shumë nga Merxhan Avdyli
Komente 0