Mihal Gjergji
Baladë Për Ismail Qemalin
Eh, Plak’ i Vlorës mëndjedeti
Prehet në varr e vdekje s’ka
Se popujt nxjerrin burra shteti
Siç lindin dramat e mëdha
U thinj, se shpresat ia shteruan
Kancelaritë e kontinentit
Gjithë meridianët u bashkuan
Iu bënë ura sipër detit
Në gji me mallin e vatanit
Syrin ia puth një lot rubini
Përtej fermanëve të Sulltanit
I ndrin si yll Hasan Tahsini
Te kafja-blozë e breshkaxhinjve
Sazani varur rri në brinjë
Me thikat ngulur prapa shpine
Andartët presin Çamërinë
Kosova prapë nën ethe kallet
Se shkjau djeg sa shkrihet guri
E Boletini prapë ringjallet
Gjer brof bajraku Bajram Curri...
Nën peshë të dhimbjes gjysmëbesa
Shpagimin tjetrës ia kërkon
E brënda saj flet gjysmëjeta
E gjysma tjetër prapë rënkon
Pas Skenderbeut rri Hamzai
Pas tij nje tjetër Ballaban
Pas çdo tribuni rri tirani
E pas Smailit një Toptan
Më kot po rreken sundimtarët
T’a kthejnë arin në lavdi
E lehtë t’a thyesh kundërshtarin
T’a mundësh fatin, kurrësesi
Nga Zoti ç’lajme sjell Xhibrili
Tek zbret me syrin përgjimtar?!
Në dorë e mban një shpirt katili
Pas tij kë tjetër pret të marrë?!
Pak vënd për varr s’ta jep Kanina
Të jesh me Malon krah’ për krah’
Se s’vlejnë arkat me stërlina
E dheu eshtrat nuk t’i mba
Harbutin zvarrë e marrka ëndrra:
"Vij e ju shkul me gjithë flamur"
Argjëndin Vlorës ia derdh Hëna
E Ajo qeshet me aq nur!
Prehet në varr e vdekje s’ka
Se popujt nxjerrin burra shteti
Siç lindin dramat e mëdha
U thinj, se shpresat ia shteruan
Kancelaritë e kontinentit
Gjithë meridianët u bashkuan
Iu bënë ura sipër detit
Në gji me mallin e vatanit
Syrin ia puth një lot rubini
Përtej fermanëve të Sulltanit
I ndrin si yll Hasan Tahsini
Te kafja-blozë e breshkaxhinjve
Sazani varur rri në brinjë
Me thikat ngulur prapa shpine
Andartët presin Çamërinë
Kosova prapë nën ethe kallet
Se shkjau djeg sa shkrihet guri
E Boletini prapë ringjallet
Gjer brof bajraku Bajram Curri...
Nën peshë të dhimbjes gjysmëbesa
Shpagimin tjetrës ia kërkon
E brënda saj flet gjysmëjeta
E gjysma tjetër prapë rënkon
Pas Skenderbeut rri Hamzai
Pas tij nje tjetër Ballaban
Pas çdo tribuni rri tirani
E pas Smailit një Toptan
Më kot po rreken sundimtarët
T’a kthejnë arin në lavdi
E lehtë t’a thyesh kundërshtarin
T’a mundësh fatin, kurrësesi
Nga Zoti ç’lajme sjell Xhibrili
Tek zbret me syrin përgjimtar?!
Në dorë e mban një shpirt katili
Pas tij kë tjetër pret të marrë?!
Pak vënd për varr s’ta jep Kanina
Të jesh me Malon krah’ për krah’
Se s’vlejnë arkat me stërlina
E dheu eshtrat nuk t’i mba
Harbutin zvarrë e marrka ëndrra:
"Vij e ju shkul me gjithë flamur"
Argjëndin Vlorës ia derdh Hëna
E Ajo qeshet me aq nur!
Komente 7