Mihal Gjergji
Ne Gjurmët E Bilbilenjve
Vendlindja ime!
Kush i pi ujrat e tua të ëmbla,
krojet e bores...
kush e nanuris trëndelinën
në gjokset e maleve mbetur pa blegërima
Veshi më kërkon simfoninë e zileve,
tingujt e këmborës,
syri,
deshtë e cjeptë
kaptuar matanë Këndrevicës, bashkë me njerëzit,
si muhaxhirë...
Pyjet çmënden nga pritja e zogjve,
pas lisave në korie
malli më lidh me zinxhirë
Eci në shtigjet si vetull
e trupin ma lëpin era,
hapat,
gjurmët e Bilbilenjve kërkojnë
fshatrat bëjnë gjumin e thellë të harresës...
Këtu
as shpirtrat
s'kanë me kë kuvendojnë
Bashkë me ta
pikëllimi im rri zgjuar...
Kush i pi ujrat e tua të ëmbla,
krojet e bores...
kush e nanuris trëndelinën
në gjokset e maleve mbetur pa blegërima
Veshi më kërkon simfoninë e zileve,
tingujt e këmborës,
syri,
deshtë e cjeptë
kaptuar matanë Këndrevicës, bashkë me njerëzit,
si muhaxhirë...
Pyjet çmënden nga pritja e zogjve,
pas lisave në korie
malli më lidh me zinxhirë
Eci në shtigjet si vetull
e trupin ma lëpin era,
hapat,
gjurmët e Bilbilenjve kërkojnë
fshatrat bëjnë gjumin e thellë të harresës...
Këtu
as shpirtrat
s'kanë me kë kuvendojnë
Bashkë me ta
pikëllimi im rri zgjuar...
Komente 0