Mihal Gjergji
Në Trojë, Zjarret S’qënkan Shuar
Beretë mbi krye si konteshë
Ku thinjat flasin heshtur fare
S’e di ç’kërkon si përmes resh
S’kuptoj kë ndjell kjo lozonjare!
Nga hon’ i heshtjes zemra flet
Se zëri meket, s’mund të dalë
Me ç’rrahje flatrash më troket
Ky zog i trishtë që s’di të ndalë?!
Siç rrjedh një krua, koha rrodhi
Mëri e brenga na spërkati
Dikur te gjoks’ i saj më hodhi
Provova helm e mjalt mëkati
Shikimi im cifloset krejt
Si qelq gatuar prej rubini
Vështrimi i saj që s’di nga zbret
Më mbush me drithma ngazëllimi
Bumbeskë e buzës bën ta mbajë
Atë që sytë e thonë me drojë
Paska trazim te gjir’ i saj
Një zjarr të ndezur thellë në Trojë!
Ku thinjat flasin heshtur fare
S’e di ç’kërkon si përmes resh
S’kuptoj kë ndjell kjo lozonjare!
Nga hon’ i heshtjes zemra flet
Se zëri meket, s’mund të dalë
Me ç’rrahje flatrash më troket
Ky zog i trishtë që s’di të ndalë?!
Siç rrjedh një krua, koha rrodhi
Mëri e brenga na spërkati
Dikur te gjoks’ i saj më hodhi
Provova helm e mjalt mëkati
Shikimi im cifloset krejt
Si qelq gatuar prej rubini
Vështrimi i saj që s’di nga zbret
Më mbush me drithma ngazëllimi
Bumbeskë e buzës bën ta mbajë
Atë që sytë e thonë me drojë
Paska trazim te gjir’ i saj
Një zjarr të ndezur thellë në Trojë!
Komente 0