Mihal Gjergji
Leksion Për Poezinë
Për poezinë, më tha, tregona
Si lind e rrjedh mjalt e nektar...?
Drejt meje erdhi Desdemona
Një sallë leksioni mori zjarr
Si kartë cigari dridhej buza
Pikonte lëng pranvera vetë
(Dikur u dogj dhe Sirakuza
Mbase u çmënd katili mbret!)
Nuk di ç'më thanë me fërgëllimë
Dy gjinj ngarkuar me mister
Ç't'u flisja më për poezinë
Unë veç një çast e kisha ndjerë!
Një ankth që fjalët s'mund t'a thonë
Një drithërimë që ndjen në shpirt
Nuk di pse ngjanë si një lehonë
Dhe mbarset prapë me perënditë!
Si qiell gri, dy sy prej ëndrre
(Përmasë të re i shton lirisë!)
Hej, sulltaneshë, kurorën tënde
T'ia vë mbi krye poezisë!
Si lind e rrjedh mjalt e nektar...?
Drejt meje erdhi Desdemona
Një sallë leksioni mori zjarr
Si kartë cigari dridhej buza
Pikonte lëng pranvera vetë
(Dikur u dogj dhe Sirakuza
Mbase u çmënd katili mbret!)
Nuk di ç'më thanë me fërgëllimë
Dy gjinj ngarkuar me mister
Ç't'u flisja më për poezinë
Unë veç një çast e kisha ndjerë!
Një ankth që fjalët s'mund t'a thonë
Një drithërimë që ndjen në shpirt
Nuk di pse ngjanë si një lehonë
Dhe mbarset prapë me perënditë!
Si qiell gri, dy sy prej ëndrre
(Përmasë të re i shton lirisë!)
Hej, sulltaneshë, kurorën tënde
T'ia vë mbi krye poezisë!
Komente 0