Mihal Gjergji
Varri I Ashikut
Oshëtimë e lumit më rrëmben
Një zë balade, s’di nga vjen
Më ndal një varr, që prehje s’gjen
Më shkund një erë, jam në Erë-zen!
Një rrap tund krahët, mbledh rrufetë
Dhe kuja zgjon luginën krejt
Nxitojnë e zbresin egër retë
Lotët pikon kurorë e blertë..!
Dy plumba njëri-tjetrin vranë
Dy zemrat rrihnin pranë e pranë
Dhe shpirtrat ikën, s’di ku vanë
U kthyen pragjet në hapsanë!
Ç'Romeo mban në gji Zhuljetën?
Në terr e ferr e sosën jetën
E ç’fjalë malli buzët tretën
U fshinë emrat, dhimbjet mbetën!
I lutej nëna, ktheu, ktheu…!
Se hasmërinë s’e tret as dheu
Dhe baba-sterrë, si shënëndreu
E ç'brenga kish, nuk i rrëfeu!
Dhe thonë, se shpirtrat u mërguan
S’e di në ç’maja malesh shkuan
U bënë qyqe dhe kënduan
Një dashuri, që s’e jetuan!
Një zë balade, s’di nga vjen
Më ndal një varr, që prehje s’gjen
Më shkund një erë, jam në Erë-zen!
Një rrap tund krahët, mbledh rrufetë
Dhe kuja zgjon luginën krejt
Nxitojnë e zbresin egër retë
Lotët pikon kurorë e blertë..!
Dy plumba njëri-tjetrin vranë
Dy zemrat rrihnin pranë e pranë
Dhe shpirtrat ikën, s’di ku vanë
U kthyen pragjet në hapsanë!
Ç'Romeo mban në gji Zhuljetën?
Në terr e ferr e sosën jetën
E ç’fjalë malli buzët tretën
U fshinë emrat, dhimbjet mbetën!
I lutej nëna, ktheu, ktheu…!
Se hasmërinë s’e tret as dheu
Dhe baba-sterrë, si shënëndreu
E ç'brenga kish, nuk i rrëfeu!
Dhe thonë, se shpirtrat u mërguan
S’e di në ç’maja malesh shkuan
U bënë qyqe dhe kënduan
Një dashuri, që s’e jetuan!
Komente 0