>
LETERSISHQIP
Mihal Gjergji

Lahutari

Oshëtimë malesh, zëra lufte
Ç'vajtim Ajkune sjell Homeri?
Vikama zbret mbi tel lahute
Dhe hasmin ndjek me klithma tmerri!
Mbi gjunjë lahuta. Dy brirë dhie
Zgjatim, si shkrepat mbi humnera
Dhe befas, zëra perëndie...
Baladat zgjohen, grindet era!
Hej, hej, dardan! Ç'më lidh rreth kokës
Qefinin tënd, si mjergull bore?
Si një Ante i falesh tokës
E flakë rrufesh të del prej dore!