>
LETERSISHQIP

Kronikë

Vdekja ka veshur këpucët e shtetit
dhe bredh në Tiranë mes tiranëve
Trokas në një zyrë;
mbi qemerin e portës tundet kryq i mallkimit
-Kush je: filozof, poet, mendimtar?
Buza ime ndrydh fjalën,
zemra dridhet nën peshë të pendimit
Po shteti më shkund me zërin e hollë:
-Do punë a pushtet?
Shko te partia që bën arkivolë…!

Ç’është kjo vdekje e ëmbël, kështu
me gëzofin e politikës mbi supe,
si konteshë e butë, ledhatare!
E takoj në çdo hap e çdo udhë,
dhe s’kuptoj:
është bashkëkombase, a bashkëudhëtare?