Mihal Gjergji
Meraku I Nënës
Po prit more bir, thoshte nëna
S'e ndjen që të ngrin ky thëllim?
Në udhën me hithra e gjemba
Askush nuk të pret, shpirti im
Unë isha në moshë të pranverës
Si prilli, me lotin në sy
Po hijet e zeza pas derës
Më ndalnin, të rrija aty
Askënd nuk e ftonte kambana
Se zotit i ngritëm qivur
Të vegjël, arnonim me arrna
"Zeusin" që mbante flamur
Dy buzët, si portat e burgut
Çdo klithmë e prangosnin, çudi!
Ngujuar në heshtjen e murgut
Më kot ëndërroja - liri...
Meraku i nënës parreshtur
Më puthte çdo hap vetmitar
Sa fjalë më kanë humbur vëllezër
E sot i kërkoj si i marrë!
Trishtimin e treta në këngë
Askush s'më kërkoi pendesë
Dhe renda në shtigjet e zënë
Dhe s'ndalem, se s'mundem të pres!
S'e ndjen që të ngrin ky thëllim?
Në udhën me hithra e gjemba
Askush nuk të pret, shpirti im
Unë isha në moshë të pranverës
Si prilli, me lotin në sy
Po hijet e zeza pas derës
Më ndalnin, të rrija aty
Askënd nuk e ftonte kambana
Se zotit i ngritëm qivur
Të vegjël, arnonim me arrna
"Zeusin" që mbante flamur
Dy buzët, si portat e burgut
Çdo klithmë e prangosnin, çudi!
Ngujuar në heshtjen e murgut
Më kot ëndërroja - liri...
Meraku i nënës parreshtur
Më puthte çdo hap vetmitar
Sa fjalë më kanë humbur vëllezër
E sot i kërkoj si i marrë!
Trishtimin e treta në këngë
Askush s'më kërkoi pendesë
Dhe renda në shtigjet e zënë
Dhe s'ndalem, se s'mundem të pres!
Komente 0