Mihal Gjergji
Thinjat E Udhës
Kam heshtur, se fjalët këputen si gjethe
Dhe njerëzit kanë veshë edhe gojë
(Jetuam për botën, s'jetojmë për vete!)
Dhe vdesim çdo ditë e s'kuptojmë
Në pritje, m'u thinjën dhe malli dhe shpresat
Si flokët e mia me veshje argjendi
Si vjeshta m'u zverdhën dhe teshat
Këput trëndafilin dhe çpohem nga gjëmbi
M'u plak dhe durimi, si vitet e mia
Që koha i shkund me rropamë
Karficat e dhimbjes m'i qep pleqëria
Dhe shpirti që klith me piskamë!
Dhe njerëzit kanë veshë edhe gojë
(Jetuam për botën, s'jetojmë për vete!)
Dhe vdesim çdo ditë e s'kuptojmë
Në pritje, m'u thinjën dhe malli dhe shpresat
Si flokët e mia me veshje argjendi
Si vjeshta m'u zverdhën dhe teshat
Këput trëndafilin dhe çpohem nga gjëmbi
M'u plak dhe durimi, si vitet e mia
Që koha i shkund me rropamë
Karficat e dhimbjes m'i qep pleqëria
Dhe shpirti që klith me piskamë!
Komente 0