>
LETERSISHQIP
Mihal Gjergji

Meditim

U bëra këngë
Askush s'e vuri në buzë
Ruanin korbat në pemën e tharë
Ishte kohë e rëndë!
Në këmbë, kam gjëmba
Në zemër, një vragë
Trup e shpirt më lëndohen
U bëra vetë plagë!