>
LETERSISHQIP

Dhe Ti... (Fragmente)

Ajo përdhe e shtrirë
Heqën dhe rënkon
Rënkon dhe qielli i nxirë
Dhe ti këndon këndon

Të gjithë te koka e saj
Dhe qielli e përgjon
Dhe heshtja vjen të qajë
Dhe ti këndon këndon

Zot kjo vojtje e gjatë
Shpëtoje Nënën tonë
Ne lutemi ditë e natë
Dhe ti këndon këndon

Poet pushoje këngën
S’është koha për gëzim
Dëgjo dëgjo zinxhirat
Si hekuri tingëllin
Poet pushoje këngën
S’është koha për gëzim

...

Poet pushoje këngën
S’është koha për gëzim
Sa varre happen natën
Dhe plumbi korr e grin
Poet pushoje këngën
S’ësht’ koha për gëzim

Poet pushoje këngën
S’është koha për gëzim
Vëllanë ta kryqëzuan
E vran’ dhe poezin’
Poet pushoje këngën
S’është koha për gëzim