>
LETERSISHQIP
Mimoza Eliona Osmani

Buburezkë

Buburezë e voçkël fare,
Mos më brith qoshe më qoshe,
Më çel syrin në dritare,
Lule diellkë bukuroshe.

Si e pashkës sa një vezë..
Vozit shpirtit tim gorgona
Ditën herë ma bën të zezë
Natën herë si ditë të vona..

Çdo agim më hidh aromë..
Mos mu zhduk pa lënë haberë..
Hyre në të zemrës dhomë..
Hape "malit borë në verë..

S’vërehet me një të parë..
Si treni më mban vagon…
Njëri sy më tërheq zvarrë..
Tjetri sy më përvëlon..

Më puth.Sa e.kuqe është!..
Hedhur shpinës shall me pika..
E kujdes si roja vështë..
Gjethe shpirtrash ha e rrika..

E purpurt e butë bonbon..
Si e pashkës ëmbëlsirë,
Si murriz zemrën cëmbon
"Ugarit " që priste shtrirë..

"Flatrat" si tyli të holla..
Sa një gongël "gojë" përsosur..
Më hëngri si krimb në molla..
I ziu s’paska të sosur..