Mimoza Eliona Osmani
Të Harrojë Dua
Se çfarë kam se di as vetë,
Kam një si vrimë në stomak,
Herë zmadhohet sa një det,
Herë mblidhet si kokordhak.
Keni ndjerë kur je si bosh!?
Hi i mbetur pas një zjarri,
Ku as këmbët s ‘heq dot osh,
Ngre exhel dreqi ta marri!?..
Bie, çohej, si sarahosh,
Sikur pirë ka një fuçi
Trupi me dhimbje u mposht..
Sikur plasur ka mëlçi..
Si limon verdhet fytyra,
E rënë si gjethja tek bari,
Kur pash veten tek pasqyra,
Sikur dalë kisha prej varri..
Dyll si anemike, e s’di,
Me veten bëra dialog,
Bëj t’a pyes filloi shi..
U strukën fjalët si zog..
Ç’të mundoka moj e mirë,
Vidhesh si hënëz me retë,
Dini ç’tha!?.. -dua një birrë..
Sikur t’a kish amanet..
Të pijë të harrojë – tha dua..
Lash diku zemrën e gjorë,
Shpirti nuk rendi pas mua..
U var pas rrahjes si zorrë..
Mbetur trup pa shpirt pa zemër
Dhe pa zemër nuk rron dot..
Kjo sëmundje a ka emër!?..
Dashuri!?..a kot më kot…
Se çfarë kam as vetë se di
Të harroj, dua të pi…
Kam një si vrimë në stomak,
Herë zmadhohet sa një det,
Herë mblidhet si kokordhak.
Keni ndjerë kur je si bosh!?
Hi i mbetur pas një zjarri,
Ku as këmbët s ‘heq dot osh,
Ngre exhel dreqi ta marri!?..
Bie, çohej, si sarahosh,
Sikur pirë ka një fuçi
Trupi me dhimbje u mposht..
Sikur plasur ka mëlçi..
Si limon verdhet fytyra,
E rënë si gjethja tek bari,
Kur pash veten tek pasqyra,
Sikur dalë kisha prej varri..
Dyll si anemike, e s’di,
Me veten bëra dialog,
Bëj t’a pyes filloi shi..
U strukën fjalët si zog..
Ç’të mundoka moj e mirë,
Vidhesh si hënëz me retë,
Dini ç’tha!?.. -dua një birrë..
Sikur t’a kish amanet..
Të pijë të harrojë – tha dua..
Lash diku zemrën e gjorë,
Shpirti nuk rendi pas mua..
U var pas rrahjes si zorrë..
Mbetur trup pa shpirt pa zemër
Dhe pa zemër nuk rron dot..
Kjo sëmundje a ka emër!?..
Dashuri!?..a kot më kot…
Se çfarë kam as vetë se di
Të harroj, dua të pi…
Më shumë nga Mimoza Eliona Osmani
Komente 0