Mimoza Eliona Osmani
Më Kishe Thënë…
Në dorë mbaj një fener,
Të gjej mes reve gri
Se zemra tym e terr,
Kërkon çka more ti..
Me shpirtin si pelin,
kërkoj gjilpër në kashtë,
Kam humbur dashurinë,
Kujtimet mjegull jashtë..
Të zymta këto netë,
Si hekuri zënë ndryshk,
Reliket nëpër fletë..
Të thara sikur myshk..
I kohëve ditar,
Shfletuar sot ngadalë,
Kujtoj puthjen e parë,
Bërë avull si nga valë.
Dy jetë si dy shina,
që nuk takohen kurrë,
Kujtimi mbeti mina,
Si një sahat në murë.
Në dorë mbaj një fener,
E kot kërkoj më kot..
Mes kripe.. s’ka sheqer..
Por shkrirë dy pika lot..
Më kishe thënë atëherë,
Se malet mbeten mal..
S’takohen asnjëherë..
Ndaj vetes nuk ja fal..
Të gjej mes reve gri
Se zemra tym e terr,
Kërkon çka more ti..
Me shpirtin si pelin,
kërkoj gjilpër në kashtë,
Kam humbur dashurinë,
Kujtimet mjegull jashtë..
Të zymta këto netë,
Si hekuri zënë ndryshk,
Reliket nëpër fletë..
Të thara sikur myshk..
I kohëve ditar,
Shfletuar sot ngadalë,
Kujtoj puthjen e parë,
Bërë avull si nga valë.
Dy jetë si dy shina,
që nuk takohen kurrë,
Kujtimi mbeti mina,
Si një sahat në murë.
Në dorë mbaj një fener,
E kot kërkoj më kot..
Mes kripe.. s’ka sheqer..
Por shkrirë dy pika lot..
Më kishe thënë atëherë,
Se malet mbeten mal..
S’takohen asnjëherë..
Ndaj vetes nuk ja fal..
Më shumë nga Mimoza Eliona Osmani
Komente 0