Musa Jupolli
Qielli Yt Dardani
Pse Dardania ime me qiell të kaltërt e pa dritë
Mos nuk ke ujë të pijshëm, mos drithi tharë n’arë
Apo mos je venitur për së gjalli nga tmerri
Mos vallë poezinë time pret për ngushëllime të plagëve
Të plagëve tua që nuk dita t’i sheroj, apo edhe malli të këputi
Ah Dardani, shpirti im në flakë po digjet nga « sadaket »
Në trupin tënd shoh kupën e hidhërimit, e bukura e qiellit
Udhëtim i papritshëm, verbëruar nga fé e ideologji armiku
Nënë me lot, At me plagë në tokën e lindjës në këtë parajsë
Qielli i kaltërt nuk mjafton, aty ku rinisë i mungon dritë
Ëndrrat na dolën me gjak, lulet e bozhuri më nuk çelin
N’emër të flamurit me shqiponjën e Gjergjit ruaje qetësinë
Qielli pret diellin, siq pret Mërgata takimin me ty Dardani
Pak fjalë, e më shumë lot për etje, për frymë për IDEAL!

Komente 0