>
LETERSISHQIP

Si Të Thonë: Kosovë Apo Dardani

Për Ty Atdhe do ta shkruaj poemën më të gjatë të mundshme

Unë të njoha në fëmijërinë time me emrin Kosovë e Metohi
Më pas Kosovë, parë se Metohija ishte gabim « matiqari »
Babëgjyshi më tha : Më lehtë e kemi kështu, dhe më mirë
U rrita me shkopin e bagëtive, sa rritesha aq zmadhohej
Shkopi im që ishte art i gëdhendjës së babëgjyshit tim
Edhe mësusei kishte shkop, bile ishte magjik, ishim t’urtë
Thonë «Shkopi nga parajsa ka dalë» isha i bindur plotësisht
Ani se nuk e dija ç’është parajsa, parajsë ishte vendi ynë
Kur me hapat e mi arrita në t’pestën aty diç ndryshoi në mua
Isha mjeshtër i udhëtimeve të pa para për një djalë katundi
Me « pampur » deri në Shkup, “sheher” sa s’ka më diku tjetër
Shkupin e shkela me dy këmbët mia, nuk e di as vetë sa u rrita
Veç mendova n’atë kohë se «pampuri» ishte ëndërr e pa parë
Kur mësuesi me pyeti a kishte korrent, unë këtë fjalë nuk e dija
Kur më tha a kishte drita natën, me aq kulturë të lartë që kisha
I thash, po don me më thënë a kishte rrymë i dashtuni mësues
Më përgdheli Mësusi im që e kisha aq për shpirt, ishte MËSUES
Po edhe një, çka deri me 1968 e kisha mbajtur n’shpirt aq vite
Veç babëgjyshit i kisha tregua, se aty kisha pa një Flamur

Vitet kalonin, unë rritesha tash pa shkop, me emërun kalors
Një libër me një fletore n’gji, një « codillë » me bukë pagaqe
Që nga lindja e diellit e në përndim ai Flmur m’rinte n’kokë
E kërkova në mendjen time, veç lodhjes ide tjetër nuk kisha

Erdhë një kohë tjetër, dolëm n’»sheher», aty kishte korrent
Sa herë me kujtohet rryma më kujtohet korrnti i mësuseit tim
Tash më isha qytetarë, kokën lartë as për tokë nuk shkelsha më
Veç se shtëpia dhe kalors që isha më nuk i kisha, isha i pikëlluar
Më mungota babëgjyshi, gjithë ajo harmoni, ishim shtëpi e madhe

Një ditë babai im më solli një libër, më tha «ËSHTË I NDALUAR»
Tash mu bë edhe një tjetër, nga aty ndalesat shtoheshin si pika lot-shiu
Që nuk kishte as të vetmën shansë tjetri t’m’i shihte ndalesat e mia

Na thonin shqiptarë, serbisht shiptari, për Shqipëri më thanë mos fol
Mos vallë edhe një tjetër ndalesë po më shtohet, fëmijëria ime e kohës
Tash që rritesha prej dite në ditë në shpirt mabaja tri ndalesa në Kosovë
Ndalesa e katër m’edhi emri Dardani, kjo më thanë të vë në dryna
Më ra si një çekan në kokë, kur më thanë as diell as hënë më nuk sheh
Një Flamur, një Libër, një Shqipëri, një Dardani mu bënë katër ndalesa
Mu kujtuan mbrëmjet e babëgjyshit me zë t’urtë kur na tregonte
Se «shkau na ka ba zullum», rreh e vra sa herë të donte

Nuk e di si fillova të shkruaj, nga frika, nga dashuria për një vajzë
Mos e dhëntë Zoti të jetë e ndaluar, metaforë i thonë o jeta ime
26 + 2 ishte vargu im, një zog me flatra e një tjetër histori antike
Një film me një një kalors që e shpëtonte shtëpinë e vet, e sa tjera
Që nuk e dija a i kuptonte njeri a ishin dhimbjet e shpirtit tim
A ishin vrulli i ndalesave, apo isha në kundërshtim me të gjitha…