>
LETERSISHQIP

Vallë Mos Jemi Popull Jashtëtokësor

Në qiellin e natës së santme « një anije fluturuese »
Ngjyra që nuk përshkruhën
Mendova :
Mos vallë janë të gjuhës sime, me këto pjata fluturuese
Thash :
Këtu i kemi të gjitha gjasat të jemi populli më i rrespektuar i planetës
E hej çudi
N’ato mendime një zë që nuk e kuptova edhe aq mirë më erdhi
Zbritja ishte e ngadalshme, thua se asnjë ves a hall nuk e ka për këtë takim
Në sytë e së cilës lexova memoaret e gjenezës sonë, kështu ishte
Si të isha në teatër, operë e kahmotshme mi mori mentë
Vallëzimi ishte i tillë, këtu imagjinata ime që në përputhje me skenën
I ofrova një gotë verë të kuqe të kopshtit tim,
Aty ku më ishte caktuar fati i kësaj nate
Mezi nxora një zë që më doli fare i pa mejtueshëm
Është verë nga një hardhi rrushi ilire,
Gota veq kishte marrë ngjyrat mu si anija fluturuese
« Verë »
Me një të shpupuritur flokësh deri tej e përtjej vitheve,
Me një xixëllimë n’sy si dielli
Oh! Mu si ai dielli të prroi i Lokës së Madhe e thërrisnim kur ishim bari
Nga se aty e dijshim se ishte bërë gati kulaqi i « megezit »
Mungon shkronja e 37 më tha
Në lexim të kujtesës sime!
*
Mejtimet e mia i mori një kohë e lashtë tej stërgyshit tim,
Emerin e të cilit e kishin ruajtur aq msheft
Sipas gojëdhënave, një ditë me një dritë, me një zë tej kohës
Do ti na i lexojnë menimet thonin plakat
Gabimi ishte kur pata pyetur se kush na i lexon menimet
Për një moment u riktheva të kjo e magjishme natë,
Me zërin që zbriti nga qielli dhe të të tjerat
Sikur i mori era!
Nuk kisha nevojë të flisnja
Të gjita kjo Hyjeneshë mi lexonte
T’i pimë tekstet, poezinë ta vëmë në anije, si flutur, si lis, si këngë, si dashuri
Poezi lule më lule me këtë gjuhë të bukur shqipe
Me këtë gjuhë n’udhëtme të arkitekturës
Të Dhjatës e të filozofisë…po çka jo
Të gjitha këto që i kemi trashëgim, sot ku jemi
Falë kësaj nate një shpresë më lindi
Vallë mos jemi popull jashtëtokësor

Netët kanë yje të ndritshme, po edhe mejtime