>
LETERSISHQIP

Mbi Plagën Time

Nëpër kalldërmet e qytetit tim,
Sonte udhët janë shprazur plot heshtje.
Shpërlahet e gjithëditës kujtesa kudo
Dhe pluhuri i dendur i një harrese
Por jo asnjëher kujtimi, qe unë mbajë për ty!!

Së bashku me këtë shi të kaltër vjeshte ke zbritur,
Mes dallgësh të përleshura të detit tim, tunduar ke rënë
Si mëndafsh të ngrohtë mbi plagën time do të mbajë!
Sa do të mund të qëndrosh me barkën tuaj shtegtimtar
Oazave të shpirtit tim të mbetesh,
I vetmi dhe i paharruari lundrimtarë!