>
LETERSISHQIP

Pa Pritur

Mbrëmë më ngatrrove nëpër rrugëtimin e nisur
Me vargjet mbi supe doja të mbërrija deri tek ti
Si akull i thepisur nga kupolë e qiellit u shkëpute zbrite
Mu në mes orgjishë në dehje ta fikësh të paktin ndriqimin tim!
Më preve të ndrojturat vargjet e mia çtu desh ty miku im
Në gufallë shpirti qëmotshëm endeshin pa shpresë tu vëje frengjinë
E lënguar mes harkesh mëtonin verbërisht të ngjirura pa të paktin zë
Më bëre të vishem me pëlhurë lotësh të piktë, si vesë trishtimi tani më!

Ti ç'kërkoje në mua orëve të vona ashtu papritur!?
Të përderdhurat zingjirë shkëputur të shkretë i lëkundje përsëri
Sa nuk rizgjove mbështjellimin gjarpëruar të tyre helmues
Thesaret e fshehura brenda gëzhojes së thyer ti vrisje mu tani!
Ah lëkurën time erë-ëndëshme sa nuk e braktisën muzat at cast,
Mes mijatrishtimesh të llahtarisura sa nuk u tretën amullive në zi!
S'më mbeti veqse dyer kështjellash të rrënoja sa ndryra të jen
Si në shtat dryrët e përrallave të shtrigave nëpër mite
Gjëmueshëm ti thyeja qmendurishtë vetëm për ty!