>
LETERSISHQIP

Sa Pashe Imazhin Tënd

Në lëndinën e shpirtit tim nemitur mbeta, sa të pashë si muzgu, heshtja mbi mua ra
Me vjeshtën që dua aq shumë, për një qast si feniks erdhe rrëmbimthi për të më vrarë
E panjohur ishte dhembja ime deri dje, aq sa nata që te solli ty luftëtarë!
Në zemrën e plasur hape plagë të re tani, Por pse ti vallë?
çfarë kishte buza jote zjarmi e qarë më thuaj, vetëm unë ta di rënkimin tëndë, më fal!
çfarë syri ytë fshihte trishtim apo zjarmi, sa më ke dërmuar ta them unë tani!

Nxitoj që ta mbajë fytyrën tënde këputur si gjeth, shikimit tënd më thuaj, çfarë i ngjau?
Ti sonte i gjason detit të trazuar plot valë, vonuar jam që lotin tënd ta shpërlajë
Qëmoti hëna qenka fshehur pas resh të nxira dendur mbi ty, e unë stë paskam parë!

Gjethet me shiun jashtë fëshfërijnë e gjuhën e tyre se kuptoj dot
Ç'pështjellim dhembje aty brenda teje po ngjet, imazhi yt çfarë më thotë?
Luftëtar i lodhur nën cilën qati po tretesh, unë dhe askush kurrë pa të parë?!