>
LETERSISHQIP
Naim Dema

Datëvdekja

Në ëndërr pashë vite më parë,
datën e vdekjes shkruar mbi varr,
të dalë ëndërra nuk është hall,
hall mbi hall është të mos dalë.

Ëndërrës i kam besuar,
se dhe datëlindja saktë qe shkruar,
Ëndërr moj, të qofsha falë,
mbi flatra tua shpirti t'më dalë.

E nëse atë ditë do vdes
nga poshtë dheut do të qesh,
e pas kësaj dite nëse rroj
përmbi dhe veç do vajtoj.

Shpresa thonë që e fundit vdes,
por dhe vdekja qenka shpresë.
E kur jeta s'të mban në prehër,
rehat bën në të vdekjes krehër.