>
LETERSISHQIP
Naim Dema

Të Gjallët Dhe I Vdekuri

O njeri, kundra natyrës
ti pse po vepron,
të gjallët i bën të qajnë
të vdekurit i vajton,
hedh baltë mbi të gjallët
kufomat parfumon,
s'i jep bukë lypsarit
në mort bankete shtron,
pështyn dorën e shtrime
grushtin e mpimë shtrëngon.
O njeri, o i marrë
të vdekurin e përcjell me ar
e të gjallit vetëm litarin
vetëvrasës i fal.
O njerëz, të nderonit të
gjallët
siç lëvdoni të vdekur
parajsa do ish këtu
dhe jo në botën tjetër.
Sa me kujdes arkivoli
ulet në varr
ah, kjo përkujdesje të ishte për së gjallë.
Hej, ti, hipokrit i përtej
Oqeanit
që biletë të shtrenjtë, ekspres pagove,
për të hedhur një grusht dhe'mbi oqean fluturove,
një mesazh për së gjalli
të ndjerit a ia çove,
apo se ish gjallë, tani
që vdiq e mësove.
E në fund lulet sa një mal
përmbi varr,
të ishin mirëmëngese
përshëndetëse sa qe gjallë.

DËRGOI: