>
LETERSISHQIP
Naim Dema

Kam Frikë

Kam frikë të flas
e frika s'më ndal,
diku brenda meje
më ngacmon një djall

Dua t'i vë kode
kode hermetike,
më duhet një nyje
të lidh gjuhën time.

Gjuhë e mallkuar
të ishe me kockë,
e në çdo kyç kocke
të kishe një kod.