Naim Dema
Kolera Vetmi
Kolera "vetmi'më ka pushtu
edhe varret nga varri im kanë me u largu,
ju përgjërohem, të gjallë e të vdekur nga unë me shpëtu,
digjmëni të gjallë në një turrë me dru.
Hirin tim në një shishe të zezë ta mbani,
ju lutem, nga hiri i drurëve ta ndani,
se drurët ishin të gëzuar, madhështor,
dhe jo si unë, i ndrydhur sa një dorë.
Jetova këtë jetë si zi e ma zi,
më e vlefshmja e saj është kjo poezi,
mendova, mendova e mendimi u kthy,
bashkë me trupin, asgjë më shumë se hi.
Udhëtova në aforizma gjer në lashtësi,
u përpoqa të ndryshoj e të bëhem njeri,
çelësin nuk e gjeta ta hapë këtë dry,
por unë e kërkova, e kërkova, gjithësesi.
edhe varret nga varri im kanë me u largu,
ju përgjërohem, të gjallë e të vdekur nga unë me shpëtu,
digjmëni të gjallë në një turrë me dru.
Hirin tim në një shishe të zezë ta mbani,
ju lutem, nga hiri i drurëve ta ndani,
se drurët ishin të gëzuar, madhështor,
dhe jo si unë, i ndrydhur sa një dorë.
Jetova këtë jetë si zi e ma zi,
më e vlefshmja e saj është kjo poezi,
mendova, mendova e mendimi u kthy,
bashkë me trupin, asgjë më shumë se hi.
Udhëtova në aforizma gjer në lashtësi,
u përpoqa të ndryshoj e të bëhem njeri,
çelësin nuk e gjeta ta hapë këtë dry,
por unë e kërkova, e kërkova, gjithësesi.