>
LETERSISHQIP
Natasha Duriçi

Ashkël!

..sa baj me t’shkru ty
m’thyhen te tana majat e karbonta,
dhe druni rreth tyne hahet n’dhamëza nëpër qoshe
si thojtë e tu ngranun dhimbtash.
Randon boll pesha jote
nën te thërmohet n’pluhun çdo copë e zeze karboni
e bahet ashkël n’tallash ç’do dru lisi.
Rrëzohet çdo gja nën ty
çdo gja që ka krytë e fortë,njashtu si tanën
ha vetin e bjen përdhe se nuk don me u thanë.
Paj..jam mallëzu fort t’shkruhena bashkë
gur i ashpër, dystu njat nerkresë numrash
copa hangër inatesh
gem i fatit tem, bardh e zi ngjymun n’gri.
Paj..n’zemën t’tokes
lang ka
ani pse laku me tym t’qorrum
ani pse rrethaku me rrasa t’gurta
ani pse vesh me tesha t’kafta dhenash
e kunorë ullini ka mbi kry
Gur nuk bahesh kur ke le me kenë za e ujë
A pe sheh..vjen tuj u paku idhnumun n’vete
tuj u hupë
E une nuk po muj me të thanë
se e heshtuna jote bahet..
lis qe m’pret udhën..
gur qe m’nal kamën..
e karbon qe m’helmon fjalën.