Natasha Duriçi
Lum I Mirë
…se edhe nji gjethe të jesh
nuk mbytesh
kur lumi t’përkund ndër krahë,
e të pëshpërit ninulla uji.
nga gjethe damardale tek bie
nji lumë di me t’ba lule dashnie.
Shkon kaluar
hipur mbi këmbët e tij të ujta
me dorë hap rrugë
që ti gjethëz e vogël mos me u mbytë
Mos me mbetë nëpër gure bregut harrue.
..Se nji lumë zemërmadh si ti
nuk i thotë kurrë nji gjetheje
je ikje vjeshte e pafat,jo jo!
E bán me ju duk’ vetja varkë,
dhe lopatat rreh butë ai varktari i saj.
Se nji lumë i mirë
kur nji gjethe trembet e rame trungjesh
nuk u hakërrehet brigjeve
por gurgullon e me shtratin puthet.
..se nji lumë i mirë si ti
edhe nji gjethe e rame me qenë
turbullohesh si pasqyrë e avullueme
e gjethes i duket vetja prapë pemë.
nuk mbytesh
kur lumi t’përkund ndër krahë,
e të pëshpërit ninulla uji.
nga gjethe damardale tek bie
nji lumë di me t’ba lule dashnie.
Shkon kaluar
hipur mbi këmbët e tij të ujta
me dorë hap rrugë
që ti gjethëz e vogël mos me u mbytë
Mos me mbetë nëpër gure bregut harrue.
..Se nji lumë zemërmadh si ti
nuk i thotë kurrë nji gjetheje
je ikje vjeshte e pafat,jo jo!
E bán me ju duk’ vetja varkë,
dhe lopatat rreh butë ai varktari i saj.
Se nji lumë i mirë
kur nji gjethe trembet e rame trungjesh
nuk u hakërrehet brigjeve
por gurgullon e me shtratin puthet.
..se nji lumë i mirë si ti
edhe nji gjethe e rame me qenë
turbullohesh si pasqyrë e avullueme
e gjethes i duket vetja prapë pemë.
Më shumë nga Natasha Duriçi
Komente 0